zoom

Bota

Sunak jep alarmin: Inteligjenca artificiale e rrezikshme! Mund të dalë jashtë kontrolli

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është i shqetësuar për hovin e Inteligjencës Artificiale.

Ai paralajmëron se Inteligjenca Artificiale është e rrezikshme dhe shton se qeveritë duhet të ndërmarrin politika kontrolluese për të mbrojtur qytetarët prej saj.

Duke folur përpara një mbledhjeje globale që ai ka planifikuar për javën e ardhshme për të shqyrtuar rreziqet e teknologjisë, Sunak tha se shpreson që pjesëmarrësit të bien dakord për natyrën e rreziqeve dhe të krijojnë një panel global për t’i vlerësuar ato.
Sipas Sunak, autoritetet duhet t’i adresojnë këto shqetësime tani për t’u ofruar qytetarëve qetësinë maksimale të mendjes. Rreziqet e mundshme janë paraqitur në një raport qeveritar të hartuar nga 50 ekspertë, ku ndër të tjera theksohet se nuk mund të përjashtohet që IA-ja të përfaqësojë një kërcënim ekzistencial në të ardhmen.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se vetëm qeveritë mund të trajtojnë rreziqet e paraqitura nga AI, një teknologji që ai tha se mund ta bëjë më të lehtë ndërtimin e armëve kimike ose biologjike, përhapjen e frikës dhe, në një skenar më të keq, i shpëtojnë kontrollit njerëzor, shkruan Reuters.

“Nëse gaboni me këtë, Inteligjenca Art mund ta bëjë më të lehtë ndërtimin e armëve kimike ose biologjike. Dhe në rastet më të pamundura, por ekstreme, ekziston rreziku që njerëzimi të humbasë plotësisht kontrollin e AI”, u shpreh Sunak.

Rreth 100 pjesëmarrës në takimin e javës së ardhshme do të diskutojnë tema duke përfshirë përparimet e paparashikueshme të AI dhe potencialin që njerëzit të humbasin kontrollin mbi të, sipas agjendës.