zoom

Aktualitet

Sulmuan me molotov Kryeministrinë dhe Bashkinë në protestën opozitare, nën akuzë 8 persona

Menjëherë pas mbylljes së protestës opozitare që la edhe kaos pas, Policia dhe Prokuroria nisën hetimet për kundravajtësit që hodhën lëndë djegëse ndaj godinës së Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Tetë persona janë proceduar në lidhje me protestën e mbajtur dje të thirrur nga Partia Demokratike.

Policia njofton se këta persona kanë hedhur flakadanë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të Kryeministrisë”, njoftohet në komunikatën zyrtare.

Dosja i ka kaluar organit të akuzës, për hetime dhe procedim në masat e sigurisë në gjykatë. /ZOOM.AL/