zoom

Bota

Sulm terrorist në Gjykatën e Stambollit, dy të vrarë dhe 6 të plagosur!

Dy persona u vranë derisa po përpiqeshin të sulmonin një gjykatë në Stamboll të martën, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46, shkroi Yerlikaya në mediat sociale.

Gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre tre policë.

“I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, tha ministri duke përgëzuar policët të cilët i quajti heronj.

Caglayan, i cili njihet si Pallati i Drejtësisë në Stamboll, është një kompleks i madh gjykatash në rrethin Kagithane, në anën evropiane të qytetit.

Yerlikaya më vonë i identifikoi sulmuesit si anëtarë të Frontit Revolucionar për Çlirim, ose DHKP/C – grupi i cili nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.

Sulmi ndodhi në ditën kur Turqia po përkujtonte përvjetorin e një tërmeti që vrau mijëra njerëz në jug të vendit.

Pjesëtarë të Policisë së Turqisë duke qëndruar pranë kishës ku ndodhi sulmi i armatosur në Stamboll. 28 janar 2024. DHKP/C ka qenë kryesisht joaktive në vjetët e fundit. /ZOOM.AL/