zoom

Bota

Sulm me bombë në një xhami në Kabul

Një bombë shpërtheu në hyrjen e një xhamie në kryeqytetin afgan të dielën duke lënë një numër civilësh të vdekur, tha një zëdhënës i talebanëve.

Bomba shënjestroi xhaminë Eidgah në Kabul ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Askush nuk ka marrë  përgjegjësinë për sulmin, por që kur talebanët morën Afganistanin në mes të gushtit, sulmet nga militantët e Shtetit Islamik janë shtuar.

Sulmet kanë ngjallur dyshimin e një konflikti më të gjerë midis dy grupeve ekstremiste.