Aplikacion
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Nice.
Sipas raportimeve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë në lëvizje me automjet kur kanë hapur zjarr në një zonë të populluar në pjesën perëndimore të qytetit, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet lokale konfirmuan se nga të shtënat mbetën të vrarë dy persona, ndërsa disa të plagosur po marrin trajtim mjekësor. Tre prej tyre raportohet të jenë në gjendje të rëndë.
Kryebashkiaku i qytetit, Éric Ciotti, e cilësoi ngjarjen si një akt shumë të rëndë kriminal dhe bëri thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.
Policia franceze ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa zona është vendosur nën masa të forta sigurie./ Zoom.al
