Aplikacion
Kuqezinjtë janë mundur 1-0 nga Suedia në Stokholm, por me një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo me Kilin. Më shumë kontroll topi dhe më shumë raste për shënim, por përsëri 0 gola.
Trajneri Silvinjo bëri ndërrimin e parë në minutën e 72-të, duke futur në fushë Baren në vend të Laçit. Më pas Hysaj zuri vendin e Balliut, Cikalleshi të Brojës, Hoxha të Bajramit dhe në fund Muçi dhe Muçolli për Asanin dhe Ramdanin.
Në minutën e 62′ Nilson ka bërë golin e parë të kësaj ndeshje.
Miqësorja me suedezët, vjen 4 ditë pasi kuqezinjtë humbën një tjetër miqësore, me Kilin, 0-3.
Kombëtarja shqiptare luajtën sot në “Friends Arena” të Solna.