zoom

Bota

Subvencionimi i energjisë, nga sot çmimi i bukës në Maqedoninë e Veriut 10% më lirë

Nga sot, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të mund të blejnë bukën me 10 % më lirë.

Kjo pasi qeveria ka vendosur të subvencionojë me 80 euro për megavat në orë industrinë ushqimore, shkruan AlsatM.

Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori.