Aplikacion
Për shkak të erërave të forta dhe shiut në jug të kryeqytetit të Filipineve, Manila, pati ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe u mbyllën disa aeroporte dhe porte detare, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë që stuhia solli erëra deri në 130 kilometra në orë. Shkatërrimet raportohet se janë masive dhe ka dhjetëra të plagosur dhe të lënduar nga kjo katastrofë natyrore.
Autoritetet shpallën dhe gjendjen e emergjencës, teksa po evidentiojnë dëmet dhe ndihmojnë të prekurit nga stuhia. /ZOOM.AL/