zoom

Bota

Stuhi e fuqishme në Budapest, kaos me fluturimet

Stuhi e fuqishme në Budapest, kaos me fluturimet

Një stuhi e fuqishme ka goditur sot kryeqytetin hungarez, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar “Ferenc Liszt” të Budapestit.

Sipas administratës së aeroportit, uji ka depërtuar përmes tavanit të sallës së nisjeve në Terminalin 2A, duke detyruar evakuimin e kësaj zone. Të gjitha procedurat e regjistrimit (check-in) u transferuan përkohësisht në Terminalin 2B, në mënyrë që të shmanget ndërprerja totale e shërbimeve për udhëtarët.

Autoritetet konfirmojnë se nuk ka pasur persona të lënduar nga kjo situatë, ndërsa ekipet teknike dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar për pastrimin e pistave dhe riparimin e dëmeve brenda godinës së aeroportit.

Pezullimi i fluturimeve ka shkaktuar vonesa dhe anulime, duke ndikuar tek udhëtarët vendas dhe ndërkombëtarë. Autoritetet aeroportuale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë linjat ajrore për informacion mbi statusin e udhëtimeve dhe të shmangin nisjet drejt aeroportit pa konfirmim paraprak./ Zoom.al