zoom

Aktualitet

Studentët e Filologjikut homazhe për Sikela Perroin që vdiq në aksidentin e TEG-ut

Studentët e gazetarisë si dhe drejtuesi i departamentit të Gazetarisë Mark Marku, kryen homazhe në kujtim të 23-vjeçares Sikela Përroi, e cila ishte studente për Gazetari dhe Komunikim.

Trëndafila të bardhe dhe qirinj janë ndezur në dritaret e fakultetit Filologjik në përkujtim të Sikela Përroi, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, nga aksidenti fatal që ndodhi pasditen e së enjtes (10 mars) te mbikalimi i TEG-ut.