zoom

Bota

Spektakël i frikshëm, filmohet momenti kur shpërthen vullkani në Japoni (VIDEO)

Një vullkan shpërtheu në ishullin japonez të Sakurajima, duke sjellë një re të madhe hiri 16,000 metra nga toka dhe duke hedhur gurë një milje larg. Në fakt, ka pasur një paralajmërim për banorët që të jenë gati të largohen nga ishulli nëse është e nevojshme.

Bëhet fjalë për një stratovolcano që ndodhet në jug të Japonisë që nisi të derdhte llavë mbrëmjen e së enjtes, e cila ka vazhduar edhe sot.

Pamjet dramatike të shpërthimit tregojnë një shtëllungë tymi që ngrihet në qiell, ndërsa ekspertët thonë se reja e tymit mund të mbulojë me hi qytetet dhe fshatrat përreth.

Shpërthimi i fundit i vullkanit është më i fuqishmi që nga viti 2020. Kjo ishte hera e fundit që hiri arriti në 16,000 metra. Sipas zyrtarëve lokalë, nuk u raportuan dëme në ndërtesa apo lëndime. /ZOOM.AL/