zoom

Bota

Spanjë/ Shpërthim i fortë në minierë, 5 të vdekur

Spanjë/ Shpërthim i fortë në minierë, 5 të vdekur

Një shpërthim i fortë në mjë minierë qymyri shkaktoi një tragjedi në Asturia të Spanjës.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën pesë punonjës humbën jetën si pasojë e shpërthimit, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.

Punëtorët e plagosur ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve me djegie të shumta dhe trauma në kokë.

“Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha jryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez./ Zoom.al