zoom

Lajme

Spanja vë kandidaturën për trofeun e Evropianit, De la Fuente: Tani për Gjermaninë…!

Spanja konsiderohet nga të gjithë specialistët si kombëtarja që ka përmbysur situatën e kuotimeve nga nisja e EURO 2024 me paraqitjen e saj dhe futbollin e bukur.

Aktualisht iberikët shihen si ndër më favoritët pas Anglisë, Francës dhe Gjermanisë. Ata kaluan në çerekfinale pasi mundën Gjeorgjinë 4-1 jo pa vuajtje dhe me përmbysje, ndërsa gjetën Gjermaninë rrugës për gjysmëfinalen dhe do ndeshen të premten e 5 korrikut.

Jo vetëm tifozët, edhe De La Fuente feston me të drejtë pas këtij suksesi, Spanja e tij vjen në çerekfinale me 4 fitore radhazi si kurrë më parë, ndërsa tani përballen me Gjermaninë:

“Jemi shumë të kënaqur pasi e dimë se sa e vështirë është të vish këtu. Të gjithë skuadrat kanë vështirësi të vijnë këtu, ky ishte një rezultat i favorshëm pasi kjo ndeshje mund të përfundonte 8 apo 9 me 1. Jam shumë i lumtur pasi kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, në këtë pikë askush nuk të dhuron asgjë. Tani kundër Gjermanisë duhet të jemi versionin tonë më të mirë, u shpreh De La Fuente në konferencë për shtyp. /ZOOM.AL/