zoom

Aktualitet

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Vorës, ja përse akuzohet

 

Kryetari i bashkisë së Vorës, Gentian Picari po hetohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK, për tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit në zgjedhje dhe grupit të strukturuar kriminal.

 

Duket se kjo është edhe një nga arsyet përse Partia Socialiste nuk e rikandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Në shkurt të vitit të kaluar partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka depozituar një kallëzim në SPAK me pretendimin se Picari, ka ndryshuar ekspertizën për disa banesa me qëllim që të përfitonte vota për zgjedhjet e përgjithshme në 25 prill.

 

Në kallëzim thuhej se, krytari i bashkisë në bashkëpunim me 3 ekspertë për vlerësimin e demëvë të shkatuara nga tërmeti, kanë ndryshuar ekspertizën për 43 banesa duke rritur fiktifisht dëmët.

 

Referuar hetimeve, ka rezultuar se, kryetari i bashkisë i ka paraqitur një relacion me mangësi proceduriale, të pa saktë për ndryshimin e vlerësimit të kategorisë së dëmëvë nga DS1-DS2, në DS4-DS5.

 

Ai ka bëshkëpunuar me anëtarët e komisionit të posaçëm të rindërtimit, Andi Valisi, Dionis Skura dhe Durim Ibrahimi, që kanë rënë dakord me Picarin për të ndryshuar në vetëm dy ditë, listën me akt ekspertizën për 43 banesa duke i shpallur të dëmtuara në nivelet DS3-DS4-DS5.