Aplikacion
Në një intervistë, gazetari i kronikës është shprehur se komunikimet mes tyre kanë qenë të shumta, nga incidenti i ndodhur Ditën e Verës në Elbasan ku u dhunuan mbështetësit e PD dhe deri te zgjedhjet 2021, që u morën nga bandat për llogari të kryeministrit.
“Po kjo bisedë është në shkurt të 2020 dhe zgjedhjet janë bërë në prill të 2021, tani ke raportuar pas zgjedhjeve që në Elbasan ndodhi intendenti i Ditës së Verës, ne e pamë aty se kush e priti kryeministrin, ishin radhë aty dhe njëri është i vrarë aty ishte edhe Suel Çela. Ishin aty. Po pse duhet të dilnin? E kanë aty po pse se nxjerrin e kanë aty”, tha ai.
Ndërsa shtoi: “Po sigurisht që është kryeministri në përgjime vetë me ta, pse kush merret me ata, unë merrem. Votat për mua i kanë mbledhur ata? Ka hyrë në fushatë ai. Të ka grirë të ka masakruar. Çfarë rezultati ke atje. LSI u masakrua nga 3 deputetë shkuan 0 deputetë.”
Pjesë nga intervista:
Hoxha: Nuk ishin marrë me pushtetarët, por kishin futur sa më shumë emra gazetarësh që t’i kompleksojnë të gjithë. S’do kesh më materiale që të dalin nga SKY për politikanët dhe pushtetarët. Ajo që më bënë mua dhe Qynos për këtë punë u bë.
Çfarë ndodh tani. Unë personalisht kisha marrë herë njërën palë dhe herë palën tjetër. Nëse ato do të merren në kompleks të gjitha do të shohësh që unë jam aty duke pasqyruar ngjarjet dhe e kam nxjerrë Elbasanin në atë kohë në qendër të të gjithë vëmendjes mediatike për shkak të ngjarjeve që po ndodhnin. Dhe aty ka patur grupe që nuk i njihte njeri fare. Nuk i njihte njeri fare Çopjat. Aty po ndodhnin vrasjet një nga një dhe askush nuk po i binte mbrapa dhe aty nuk ndërhyhej nga shteti dhe nuk ndërhyhej sepse po i përdorte shteti për fushatë.
Në atë narrativë që është krijuar krijohet ideja që ne i kemi bërë një komplot kryeministrit. Ne kemi dashur të cënojmë imazhin e një grupi që është grupi historik i Elbasanit për 25 vjet, po i ngrejmë imazhin e këtij grupit tjetër që është më pushtetin dhe ndërkohë po i bëjmë një komplot kryeministrit.
Po kjo bisedë është në shkurt të 2020 dhe zgjedhjet janë bërë në prill të 2021, tani ke raportuar pas zgjedhjeve që në Elbasan ndodhi intendenti i Ditës së Verës, ne e pamë aty se kush e priti kryeministrin, ishin radhë aty dhe njëri është i vrarë aty ishte edhe Suel Çela. Ishin aty. Po pse duhet të dilnin? E kanë aty po pse se nxjerrin e kanë aty.
Peka: Taulanti ia bënte me shenjë në video
Hoxha: Mos e ul ‘piacën’ kaq shumë, ata aty kanë dalë për kryeministrin. Aty është kryeministri. Unë një nga gjërat që kërkoj është se përse o vëlla duhet të shkoni aty?
Peka: Ju thoni që është kryeministri në përgjime vetë me ta?
Hoxha: Po sigurisht, pse kush merret me ata, unë merrem. Votat për mua i kanë mbledhur ata? Ka hyrë në fushatë ai. Të ka grirë të ka masakruar. Çfarë rezultati ke atje. LSI u masakrua nga 3 deputetë shkuan 0 deputetë.
Krijohet narrativa që pikërisht ky personi Sueli, i ka ndihmuar për të fituar zgjedhjet një vit më pas dhe një vit më parë paska bërë një komplot dhe paska dashur të cënojë kryeministrin dhe t’i rrëzojë imazhin në publik që ai s’ka lidhje.
Atëherë lind pyetja. Përpara qenkan duke e sulmuar kryeministrin, më mbrapa si u rregulluan këta? Se këta s’kanë punuar për opozitën por kanë punuar për mazhorancën.
Këto histori kanë ndodhur në 2016, në 2020 që është OFL-ja dhe jemi në 2024 para zgjedhjeve të 2025.
Hoxha: Nuk mund të ndodhte kanabizimi në Shqipëri pa urdhër të kryeministrit. Nuk ndodh asgjë pa urdhrin e tij. Ai edhe sot e drejton qeverinë si bashki. Në zgjedhjet e 2021 akuzat ishin prap për lidhje me krimin. Tani krimin nuk ishin më punëtorët që kultivonin hashash, tani ata kishin shkuar në Ekuador, në Kolumbi, në Dubai, pra ata kishin shkuar në nivel tjetër. Atëherë u krijua OFL-ja e famshme. OFL-ja jo vetëm që nuk e sulmoi krimin e organizuar dhe asetet e tij por ia legalizoi. Dhe vijmë te situata që jemi sot.
Peka: Po e zëvendëson SPAK OFL-në?
Hoxha: Mua më ngjan shumë se ky operacion është i tillë. Detyra e SPAK është të gajasi grupet historike në vend dhe nga ana tjetër po krijon një monsër të re, grupet e reja të ‘Hight Tech’ që janë shumë më të fuqishme, që nuk ua dimë as ku e kanë shtëpinë. E di kur do e marim vesh se kush janë grupet e reja? Kur të shikosh Marinën e Durrësit dhe të shikosh se kush po blen atje, atëherë do e marësh vesh se kush janë grupet e reja.