Aplikacion
Teksa seanca e djeshme u shoqërua me debate të ashpra mes palëve, për raportimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ditën e sotme pritet të votohet drafti i dakordësuar për Reformën Zgjedhore.
Sot po ashtu në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe ligji për ‘Prodhimin e Armëve’. Në rend dite pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.
Drafti i Reformës Zgjedhore
Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë dakordësuar me socialistët e Edi Ramës lidhur me Zgjedhoren, ndërsa për herë të parë do të aplikohet varianti i një liste, ku pjesa e parë e saj janë emrat e fiksuar, ose të parapëlqyer dhe pjesa tjetër e emrave janë ata që do të “luftojnë’ për votat personale, për të shpresuar se do të marrin një vend në Parlament. Referuar variantit të dakordësuar, 1/3 e listës së kandidatëve do të jetë e fiksuar, pra me emra që pavarësisht numrit të votave personale që kanë, nëse subjekti apo koalicioni që i kandidon, marrin mandatet për deputetë hyjnë të Kuvend.
Për ta thjeshtuar nëse në Qarkun e Tiranës janë 36 mandate deputetësh, 12 emrat e parë të listës së kandidatëve të një subjekti zgjedhor, janë emra të fiksuar, mjafton që forca politike të arrijë numrin e votave për të çuar në Kuvend 12 deputetë. Pas këtij numri rendor, do të ketë një garë të hapur mes emrave që renditen, duke hyrë në funksion ai që konsiderohet si votim “parapëlqyes”, që do të përcaktojë më pas se cilët emra do të marrin mandatin, referuar numrit të votave personale, raporton “BW”.
Referuar ndryshimeve që priten të miratohen, kandidati për deputet, i rregjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Ky sistem që pritet të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025, as më shumë e as më pak, forcon rolin e kryetarëve të partive, që siç duket do të blindojnë me të besuarit e tyre, vendet e sigurta për deputet, sipas qarqeve, ndërsa pjesa tjetër e listës, është një “përplasje” brenda llojit, ku krahas votave të partisë, emrat që renditen në 2/3 e listës, duhet të sigurojnë edhe votat e tyre personale.
Varianti i dakordësuar
“Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike
1. Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë