zoom

Politikë

Pritet arrestimi i tij, Salianji shkon në selinë e PD! Zgjidhet prokurorja që do të ekzekutojë vendimin

Një ditë pas dënimit të tij, Ervin Salianji ka shkuar në selinë e PD-së.

Ai është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gament Bardhi.

Ndërkohë ditën e sotme pritet edhe arrestimi i tij pas dënimit nga Apeli me 1 vit burg.

Shorti në Prokurorinë e Tiranës zgjodhi prokuroren Elona Alvora që të ekzekutojë vendimin e Apelit.

Urdhri ekzekutimit pritet t’i dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.

“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj”, tha Salianji.