zoom

Sport

Skënderbeu zhyt akoma më shumë Kukësin, as Tirana nuk ngre kokë

Tirana dhe Erzeni nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e Superligës, të mbajtur në “Air Albania”.

Agim Zeka dërgoi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 74-të, me një gol fantastik. Barazimi do vinte vetëm pak minuta më pas, me anë të Kristal Abazaj.

Kështu, trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade debuton në pankinë me një barazim. Skuadra renditet në vendin e tetë me 23 pikë. Tirana e vendit të katërt ka 34 pikë.

Skënderbeu ka triumfuar 1-0 ndaj Kukësit, falë një goli të Rashicës në minutën e gjashtë. Korçarët renditen në vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa verilindorët mbyllin klasifikimin me 19 pikë. /ZOOM.AL/