Aplikacion
Kompania Tibo.al ka organizuar një skemë mashtrimi prej 2.2 milionë eurosh dhe për këtë arsye, Gjykata e Tiranës vendosi këtë të premte sekuestro preventive.
Hetimet zgjatën disa muaj, me kërkesë të prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani.
Kompania TIBO, pa patur asnjë të drejtë shpërndarjeje përmes platformës së saj IPTV, ka piratuar duke transmetuar Top Channel dhe TV Klan në të gjithë botën.
TIBO po ashtu u shiste shqiptarëve sikur të kishte të vetën edhe kampionatet “La Liga”, “Premier League”, “Bundes Liga” dhe “Copa Italia”, ndërkohë që këto kampionate janë të blera me të drejta transmetimi vetëm nga DigitAlb.
