zoom

Slider

Skandaloze | RTSH nuk transmeton ndeshjen e kombëtares shqiptare

E paprecedent. E turpshme. Radio Televizioni Shqiptar, i cili mbahet me taksat e popullit ka vendosur të mos e transmetojë ndeshjen e kombëtares shqiptare.

Shqipëria luan sonte në mbrëmje në Islandë për llogari të Ligës së Kombeve.

RTSH, që duhet të transmetoj çdo ndeshje të kombëtares, në mënyrë të pakuptimt sot do të shfaq një emision N’kofidencë në orën që luan ekipi kombëtar.

RTSH, që njihet ndryshe si një ekran që i bën fresk qeverisë, vazhdon të zgjerojë gamën e skandaleve.

Motivacioni nuk dihet, pasi nuk ka asnjë reagim. Madje as nga drejtori i sportit në RTSH Sport, Pano Xhixho, i cili tani është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF-së.


Tifozat Kuqezi, shprehin indinjatën për këtë vendim të RTSH.

“Përderisa Tifozët Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja. Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja. Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozët Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria”, thuhet në reagim e TKZ.

Kjo ndeshje mund të ndiqet vetëm në platformën me pagesë digitalb. /zoom.al/