zoom

Aktualitet

Skandali në Kadastrën e Tiranës, drejtoresha nuk lejon punonjësit të marrin pushimet (DOKUMENTI)

Punonjësit e Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë-Veri nuk po marrin dot pushimet e tyre verore.

Edhe pse leja vjetore është e drejtë ligjore, drejtoresha e këtij institucioni, Kiara Haska, ka firmosur urdhrin që i pengon punonjësit të ikin me pushime.

Urdhri është lëshuar një ditë më parë, 16 gusht, çka detyron punonjësit të heqin dorë nga planifikimet e tyre për pushime dhe t’i spostojnë ato për një moment të dytë.

Drejtoresha e argumenton këtë vendim në shkelje të të drejtave të njeriut me fluksin e lartë të punës.

Kiara Haskaj, nga specialiste e thjeshtë në ASHK, u emërua drejtoreshë, pas largimit të Mariglen Dishës, i cili u zgjodh si kryetar i Bashkisë Librazhd.