zoom

Aktualitet

E rëndë në Roskovec, familjarët gjejnë të vetëvarur vajzën 17 vjeçe! Mister shkaku, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Roskovec. Raportohet se një vajzë adoleshente dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura.

Policia vendore, nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se orës 12:15, në fshatin Suk në Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, ku dyshohet se është  vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak besohet se ka qenë depresioni nga ndonjë grindje në familje ose lidhje intime. Teksa në vendngjarje ka mbërritur policia, që po heton në lidhje me rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar, pa u dhënë detaje shpjeguese që janë ende në proces investigimi.

Vetëm një ditë më parë, në kryeqytet, policja e Patrullës në Komisariatin Kamëz, Aldorjana Lloshi, i ka dhënë fund jetës në banesë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. /ZOOM.AL/