zoom

Bota

Skandali i përgjimeve Pegasus: Emmanuel Macron mes 14 krerëve të shteteve të përgjuar

Presidenti Francez Emmanuel Macron kryeson listën e 14 krerëve të shteteve të cilët mund të jenë përgjuar nga klientët e firmës përgjuese  Izraelite NSO Group, deklaroi Amnesty International të martën.

‘’Zbulimi i paprecedentë..duhet të dërgojë një sinjal tek liderët botërorë’’ deklaroi sekretarja e përgjithshme Agnes Callamard, në një deklaratë.

Midis personave të tjerë të përfshirë në listën e 50,000 numrave të celularëve të zbuluar nga Amnesty International dhe Forbidden Stories janë gjithashtu Presidenti i Afrikës Jugore Cyril Ramaphosa dhe Presidenti i Irakut Barhan Salih.

Washington Post raporton se emra të tjerë në listë janë dhe Mbreti Mohammed VI i Marokut dhe 3 kryeministra, Imrah Khan i Pakistanit,Mustafa Madbouly i Egjiptit dhe Saad Eddine El Othmani i Marokut.

Qeveria Franceze në shënjestër

Gazeta deklaroi se asnjë nga krerët e shteteve nuk do ofronin celularin e tyre për t’u testuar nëqoftëse është i infektuar me programin përgjues Pegasus.

The Washington Post dhe 16 media globale,pjesë e grupit të Forbidden Stories,kanë akses tek lista e publikuar.

Një pjesëtar tjetër i grupit,gazeta ditore franceze Le Monde, deklaron se 15 pjesëtarë të tjerë të qeverisë franceze kanë qënë nën shënjestër së bashku me Macron në 2019.

Pas raporteve të para të publikuara nga grupi i Forbbiden Stories dhe Amnesty International,prokuroria franceze deklaroi se do të nisë investigimin rreth kësaj çështje. / Përgatiti: Alesia Doçi