zoom

Ekonomi

Skandal tjetër me mikrokreditë në Shqipëri? Kredo.al e lidhur me rusët

Skandal tjetër me mikrokreditë në Shqipëri? Kredo.al e lidhur me rusët

Zjarri i mikrokredive që u duk sikur u shua një vit më parë, vazhdon të djegë.

Pas disa arrestimeve dhe dy vetëvrasjeve, institucionet shqiptare, përfshirë Bankën e Shqipërisë, garantuan se skandali i mikrokredive mori fund, por faktet thonë ndryshe.

Sipas të dhënave publike, Kredo, më e njohura në fushën e mikrofinancës, me dokumenta i përket Aigars Kesenfelds, personazh i njohur në rajon dhe më gjerë për aktivitetin e tij me huatë. Pas një skandali mashtrimi në të njëjtën fushë, pak vite më parë, Kosova e dëboi biznesmenin letonez, i cili duket se gjeti “parajsën” në Shqipëri.

Por, Kesenfelds është i njohur dhe për lidhjet e tij me një nga oligarkët më të fuqishëm rus, Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit. Këto detaje kanë ngritur shqetësime për funksionin real të Kredo-s e cila rezulton se në vitet e fundit ka bërë disa lëvizje të dyshimta.

Fillimisht kompania e mikrokredive që zhvat shqiptarët me kredi me interesa deri në 800 %, u regjistrua me emrin Mondo Finance.

Më pas ndryshoi emrin nga Mondo Finance në Kredo Finance. Në vijim kompania e mikrokredive u shfaq me emrin Kredo.al. Me këtë emër njihet gjerësisht.

Më pas kompania u shfaq me emrin Kredo. Në 13 maj 2024, kompania ka ndryshuar sërish emrin nga Kredo në ECFA. Sipas burimeve, rusët e kanë ndryshuar sërish emrin e piramidës së mashtrimit, por që nuk është reflektuar ende në regjistrat zyrtarë.

Raportime të tjera gjejnë se Kredo (ECFA) ka krijuar në mënyrë ilegale një regjistër me të dhënat personale të shqiptarëve në kuadër të fushatës që ato kryejnë më anë të telefonatave, për të tërhequr sa më shumë klientë.

Postime të lidhura