zoom

Slider

Skandal në kampionatin turk, presidenti i klubit grushton gjyqtarin në fushë pse…(FOTO dhe VIDEO)

Ndeshja mes Angaragucu dhe Rizesporit përfundoi 1-1, por duket se vetëm rezultati ishte paqësor. Në fundin e ndeshjes, Rizespor barazoi shifrat, pas një goli me një penallti.

Pikërisht ky 11-metërsh i akorduar acaroi tejmase Presidentin e skuadrës vendase, Faruk Koca. Koca, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të kryesorit, nuk hezitoi të zbriste në fushë dhe të godiste arbitrin Umut Meler.

Me siguri në Turqi do të merren masa, të cilat do të vendosen në zbatim brenda pak ditësh. Në fakt, në kategoritë më të ulëta në futbollin e këtij vendi hasen shpesh raste të tilla. /ZOOM.AL/