zoom

Aktualitet

Situatë e rëndë me plehrat në Shkodër/ 3 ditë pa u pastruar, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Qyteti i Shkodrës ka 3 ditë që nuk është pastruar dhe plehrat e përhapura rrezikojnë të shkaktojnë sëmundje infektive, pasi po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese.

Kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur, gjë e cila është shumë shqetësuese për banorët e zonës.

Infeksionet që rrezikojnë të përhapen prej dekompozimit të mbeturinave nën temperaturat 40 gradë Celsius, rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës./zoom.al/