zoom

Të gjitha

“Si u dashurua një grua me mua”, Arjola Demiri rrëfen një tjetër sekret të sajin

Aktorja, Arjola Demiri është kthyer tashmë në një nga personazhet më të komentuar të momentit.

Me futjen në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka treguar historinë e saj të vështirë të jetës. Ndër të tjera, javën e fundit ka zbuluar një sekret që lidhet me këtë pjesë.

Arjola tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri. Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur.

“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit.

Patjetër, Demiri është tërhequr nga raporti me gruan, duke vazhduar jetën e saj normalisht.