Aplikacion
Kjo e shtunë pritet të dominohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke sjellë një situatë të qetë dhe pa zhvillime ekstreme të motit.
Sipas sinoptikanëve, në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare do të mbizotërojnë kthjellimet. Ndërkohë, në zonat malore pritet të ketë herë pas here shtim të vranësirave, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, por pa reshje të konsiderueshme.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja drejt jugperëndimit, me një intensitet mesatar rreth 5 metra në sekondë. Në disa zona, sidomos përgjatë bregdetit jugperëndimor dhe në lugina, ajo mund të forcohet përkohësisht duke arritur deri në 10 metra në sekondë.
Sa i përket kushteve detare, situata paraqitet e qetë si në Detin Adriatik ashtu edhe në Jon, ku valëzimi do të jetë i ulët, në nivele 1 deri në 2 ballë./ Zoom.al

