zoom

Aktualitet

Shuplakë fytyrës dhe u tërhoq zvarrë, arrestohen dy policët malazezë që dhunuan Petraq Milon

Ditën e sotme janë vënë në pranga, dy efektivët e policisë malazeze, të cilët dhunuan politikanin dhe pedagogun e Ekonomisë, Petraq Milo.

Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët, Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, që në pamjet e paprecedenta shfaqen duke dhunuar Milon në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan janë arrestuar.

Zoom.al transmetoi videon e rëndë, ku shihej se situata ishte tepër e tensionuar mes Milos dhe njërit prej efektivëve të policisë, i cili i mbyll derën e makinës me forcë.

”Ai po na gjuan dhe po na detyron me forcë,”- dëgjohet të thotë një familjar i Milos, i cili regjistroi videon.

Më pas, krejt papritur dhe pa asnjë motiv, ish-zyrtari shqiptar goditet me shuplakë në fytyrë. Nuk mbyllet me kaq; ai nxirret me forcë nga makina, duke u dhunuar vazhdimisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, por pamjet u publikuan disa ditë më vonë, si për të dokumentuar dhunën e turpshme./ Zoom.al