zoom

Të gjitha

Shuhen shpresat ! Friends i thonë “lamtumirë” fansave

Kur u njoftua edicion special i serialit të njohur, “Friends”, shikuesit në mbarë botën u gëzuan dhe pas prezantimit të tij, shumë shpresuan se një ditë do të ndodhte një vazhdim. Megjithatë, Courteney Cox tani ka thënë se kjo nuk do të ndodhë.

Aktorja, e cila luajti personazhin e Monica Geller, ka pohuar se “nuk ndihet sikur seriali ka mbaruar”, mirëpo speciali i vitit 2021 me titull “Friends: The Reunion” do të jetë vazhdimi i fundit i hit serialit komik.

“Nuk më duket sikur ka mbaruar. Por, ne nuk do të bashkohemi më. A mund ta imagjinoni këtë? Do të ishte sikur: “Jemi 80 vjeç dhe do të kthehemi!”, ka deklaruar Cox për Variety.

Courteney ka shpjeguar gjithashtu se sa e afërt është me bashkaktorët, por që për shkak të mungesës së kohës së lirë, ata nuk mund të shihen prej vitesh.

Seriali “Friends” u shfaq nga viti 1994 deri në vitin 2004 dhe episodi i fundit u ndoq nga 52.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë se ishte më i shikuari në vitet 2000. Gjithashtu më vonë tërhoqi një numër të madh shikuesish të rinj gjatë ritransmetimit në Netflix./L.K

/Zoom.al