zoom

Aktualitet

Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Shkak i kësaj shtyerje u bënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Gazetari Ermal Vija raporton se Gjykata vendosi që vendimi të jepet më datë 2 qershor ora 13:30.

Për ish drejtorin e RTSH, SPAK kërkoi dënimin e tij 1.8 vite burg. Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë SPAK kërkoi dënimin e 1 vit burg.

Të pandehur për shkelje të barazisë në tendera krahas Gëllçit u morën anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja.

Gëllçi e apeloi masën arrest me burg të vendosur më herët nga Shkalla e Parë, duke kërkuar një masë më të butë sigurie. Si argument përdori problemet shëndetësore, dhe se është person që nuk mund të prishë provat e mbledhura nga SPAK apo të largohet jashtë territorit shqiptar. Por, kjo kërkesë e Gëllçit u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila vendosi të lërë në fuqi arrestin në burg.

Toma Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa vartësit për shkelje të barazisë në tendera. Gëllçi kishte hapur tenderin me vlerë 87 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro dhe ka favorizuar kompaninë TBS 96 të fitojë këtë tender.

Në garë ishin dy operatorë, kompania TBS 96 dhe Euro Kontakt SH.P.K. Që të dy këto subjekte kishin mangësi në dokumenta. Edhe pse Euro Kontakt hyri në garë me 20 milionë të reja më pak se TBS u skualifikuara nga gara. Për këtë vendim ky subjekt bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës për procedurat e ndjekura në tender.

Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.