zoom

Ide & Blog

Shtresat që duhen ndihmuar gjatë krizës energjetike

Të dhënat më poshtë janë nga Eurostat. Foto e parë tregon përqindjen e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Siç mund ta shihni, Shqipëria (me jeshile) është në vendin e tretë në Europë me 88% te energjisë elektrike nga burimeve të rinovueshme, vetëm pas Norvegjisë dhe Islandës. Ne prodhojmë energji me hidrocentrale.

Në rajonin tonë prodhimi energjise elektrike nga burime të rinovueshmë është 5% në Kosovë, 24% në Maqedoni të Veriut e deri në 53% ne Mal te Zi. Mesatarje e BE është vetëm 34%.

Tani mendoni vendet e tjera qe e kane nje pjese me te madhe te energjine elektrike nga burime si gazi, nafta, qymyri etj. Tek ata është më e sigurt se tek ne që rritja e çmimeve në këto burime i ndikon negativisht.

Dhe ne jemi të eskpozuar pa dyshim ndaj riskut, duke qenë që dëri në 30% të energjisë elektrike e importojmë. Dhe energjia elektrike që importojmë ndikohet nga çmimet e burimeve që e krijojnë atë si gazi, nafta qymyri, etj. Kjo në varësi të rezervave hidrike dhe prodhimit tonë nga reshjet mund të na ndikojë si për keq ashtu edhe për mirë.

Por a mund të themi ne që jemi më të ekspozuar se Europa dhe Rajoni ndaj kësaj krize në çmime energjie elektrike?

Këto vende s’e perdorin gazin vetëm për prodhim energjie elektrike, por edhe për ngrohje në dimër. Ky nuk është rasti në Shqiperi, ku fatmirësisht edhe dimri nuk është ai veriut të Europës, ku njerëzit mund të vdesin në masë nëse s’ka ngrohje me gaz.

Atëherë mund të themi, ne, që jemi më pak apo më shumë të ndjeshëm se këto vende në luhatjen e çmimit?

Nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm që pjesa më e varfër në Shqipëri për të kursyer në faturën e energjisë elektrike ngrohet me gaz ose dru. Ne foton e dytë tregohet sa është energjia e rinovueshme që përdoret në grohje dhe ftohje në Europë. Dhe këtu treguesi bie drastikisht ne 25% për Shqipërinë. Europa ka treguesin e ngrohjes nga burime të rinovueshme 22% dhe treguesin e elektricitetit nga burime të rinovueshme me 34%. Normale që në ngrohje janë me të të varur ndaj burimeve si gazi. Por diferenca është e ngushtë.

Shqipëria, ama, ndonëse energjinë elektrike e ka nga burime të rinovueshme në 88%, në ngrohje ajo bie drastikisht në 25%. Si është mundur kjo?

Ne në Shqipëri ngrohemi ose me elektricitet ose me bombula gazi dhe dru nga vetë familjarët. Pra, i bie që një pjesë e madhe e shqiptarëve, ajo më varfra, për të kursyer energji elektrike përdorin burime si bombulat e gazit. Kjo shtresë është e ekspozuar ndaj ritjeve të çmimit të gazit për ngrohje dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kjo shtresë, që perdor gazin për ngrohje dhe çmimi tij nuk është i rregulluar, duhet mbikqyrur nga Autoriteti i Konkurrencës si dhe të shihet mundesia të ndihmohet. Nëse qeveria do mbështesë vetëm pjesën e energjisë elektrike me paketë nëse ka rritje çmimesh, kjo pjesë e shoqërisë, më e varfra dhe në zona të thella, ku i ftohti bën kërdinë, nuk do ndihmohet.

Duhet të kujdesemi për të varfërit që perdorin gazin dhe drurin për t’u ngrohur në dimër. Ata janë të eskpozuarit e vërtetë. Një rritje çmimi energjie vetëm do t’i godiste më shumë ata. A do ketë qeveria një paketë për këta edhe sikur çmimi energjisë të mos rritet? Normalisht, nëse çmimi ngrohjes me gaz rritet, ata do kalojnë tek energjia, atë që s’e përballonin dot as dje. Po nesër?

Sqarim: Këtu jemi fokusuar vetëm tek energjia elektrike dhe ngrohja. Tema e cmimit të naftës dhe ndikimit të saj tek ne nuk është trajtuar. Sepse këtu Qeveria ia ka lënë tregut. *Titulli është i redaksisë