Aplikacion
Inflacioni arriti nivelin 7.5% në korrik pa u ndalur drejt rekordeve të reja. Por, ajo që godet më shuam qytetarët shqiptarë është rritja e çmimeve të ushqimeve.
Vetëm në korrik ushqimet u rritën me 13.2%. Produktet e shportës si buka është rritur me 20%, ndërsa goditje të fortë ka pësuar edhe bulmeti, frutat, peshku, mishi dhe zarzavatet me 10-13%.
Me rishikimin e buxhetit, qeveria ka përfshirë zgjatjen e paketës së Rezistencës Sociale për t’i dhënë pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike 3 mijë lekë deri në nëntor. Sipas ekspertëve ndihma duhet të zgjerohet dhe të jetë më e madhe në vlerë.
“Nëse do të marrim një përllogaritje të thjeshtë rritja e kostos së jetesës për një qytetar shqiptar është 6 mijë lekë. Kjo duhet të jetë edhe shuam që qeveria do duhet të kompensojë. Familjet shqiptare harxhojnë 41% të ardhurave për ushqime dhe normalisht rritja e fortë e këtyre produkteve është një goditje e fortë për ta.”