zoom

Slider

Shqiptari lë skenë në Itali/ Godet me shpulla baristen dhe kërcënon klientët në lokal

Një 54-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë së Padovës në Itali, pasi shkaktoi rrëmujë dhe goditi banakieren e një lokali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim Bogdani ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka filluar që të kërcënojë klientët e lokalit, ku po pinte dhe ka goditur baristen, e cila ishte me origjinë kineze.

Ai filloi të thyente gotat, të përplaste karriget dhe të hidhte vazot e luleve në tokë duke rrezikur dhe klientët që ndodheshin në bar, duke tentuar më pas të largohej nga vendngjarja.

Menjëherë është lajmëruar njësia speciale e policisë dhe 54-vjeçari u vu në pranga dhe u dërgua në rajon. Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të jepet masa e dënimit.