zoom

Aktualitet

Shqipëria, e parafundit në Ballkan për vaksinimin

Ndonëse e nisi nga të parat në rajon procesin e vaksinimit, Shqipëria ka mbetur shumë pas vendeve të tjera ballkanike sa i përket imunizimit të popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Universitetit “Johns Hopkins”, vendi ynë ka arritur të vaksionojë plotësisht me dy doza vetëm 31.1 për qind të popullsisë, duke u renditur i parafundit në gjithë rajonin.

Pas lë vetëm Bosnjen e cila ka imunizuar vetëm 15.4 për qind të popullsisë.

Para Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 37 për qind të popullsisë së imunizuar apo edhe Mali i Zi me 39 për qind.

Shqipërinë ka mundur ta kalojë në këtë renditje edhe Kosova, e cila e nisi procesin shumë kohë pas saj.

Nga vendet e Ballkanit Greqia ka situatën më të mirë me vaksinimet, pasi ka imunizuar afro 60 për qind të popullsisë dhe pas saj vjen Sllovenia me 53.6 për qind.

 

 

 

Vaksinimi ne Ballkan

 

Greqi – 59.53%

Slloveni – 53.60%

Kroaci – 44.21%

Serbi – 43.24%

Kosove – 40.41%

Mali i Zi – 39.13%

Maqedoni e Veriut – 37.24%

Shqiperi – 31.11%

Bosnje – 15.39%