zoom

Aktualitet

Shpërthimi me 2 të vdekur në biznesin e deputetit socialist Çela, SPAK çon dosjen për masë në GJKKO

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK, i dosjes hetimore për shpërthimin me pasoja të rënda në biznesin e deputetit socialist të Lushnjës, Bujar Çela, këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet, aty ku vdiqën dy persona, babë e bir që punonin me vinç dhe u plagosën 7 të tjerë.

Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar kuvendit.

Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës penale edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.

Çela e ka mohuar akuzën, teksa priten procedurat juridike të mëtejshme. Ngjarja u konsiderua si shkelje e kushteve teknike, teksa shkak ishte shpërthimi i bombolave të oksigjenit gjatë punimeve. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura