zoom

Aktualitet

Shpërthimi me dy të vdekur në firmën e deputetit Çela, SPAK kërkon riekspertimin

SPAK njoftohet se ka kërkuar riekspertim për shpërthimin në ambientet e një kompanie dhe magazinash në Lushnjë, në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën dy persona, babë dhe bir, punonjës të firmës.

Nga shpërthimi në një biznes në Lushnjë, humbën jetën babë e bir. Në lidhje me këtë shpërthim u vendosën në pranga 2 persona, teksa u hetua edhe deputeti i PS-së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan disa biznese përreth zonës. Edhe vetë deputeti Çela mbeti i plagosur.

Ekspertiza do të bëhet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Nën akuzë është pronari i kompanisë që ishte kontraktuar nga Çela për të bërë punimet në magazinë. Një gabim aksidental solli shpërthimin e depozitave të oksigjenit dhe më tej tragjedinë. /ZOOM.AL/