zoom

Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Universitetin e Shën Petersburgut, të patën 7 të plagosur rëndë

Një universitet në Shën Petersburg është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm. Shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë.

Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.

Mësohet se ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore. Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.

Autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje se çfarë e shkaktoi shpërthimin. /ZOOM.AL/