zoom

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, raportohet për të plagosur! Banorët: Ishte si një bombë

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, raportohet për të plagosur! Banorët: Ishte si një bombë

Një indicent në një pikë karburanti në Via dei Gordiani, në Prenestino, shkaktoi një zhurmë të fortë që u dëgjua në shumë lagje të kryeqytetit.

Sipas informacioneve fillestare nga departamenti i zjarrfikësve, ngjarja ndodhi pak pas orës 8:00 të mëngjesit dhe u shkaktua nga shkëputja e një pompe nga një rezervuar që furnizonte sistemin e shpërndarjes.

Sipas mediave, raportohet për disa të plagosur pas shpërthimit, që besohet të ketë ndodhur pranë një shkolle.

Një banor, që u zgjua nga shpërthimi, tha për gazetën italiane La Repubblica: “U zgjova duke u dridhur, dëgjova një shpërthim shumë të fortë, si një bombë.”

Një tjetër banor tha: “Të gjitha dritaret u drodhën, mendova se ishte tërmet.”


Postime të lidhura