zoom

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen biznese dhe automjete

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen biznese dhe automjete

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 23:00 në qytetin e Lezhës, në lagjen “Besëlidhja”.

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë dëmtuar disa biznese dhe automjete që ndodheshin pranë zonës së ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë një bombol gazi, por ky version nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia.

Ndërkohë, forcat e policisë po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit./ Zoom.al