zoom

Bota

Shpërthim i fortë në një ndërtesë, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Shpërthim i fortë në një ndërtesë, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Një shpërthim i fortë u regjistrua këtë të premte në një lagje të Bukureshtit, duke shkaktuar tre viktima dhe 13 persona të plagosur.

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë tetëkatëshe banimi.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi u dërguan menjëherë në vendngjarje, ku vijojnë kërkimet për persona që dyshohet të kenë mbetur nën rrënoja.

Sipas mediave të huaja, arsyet e shpërthimit nuk janë përcaktuar ende, por paraprakisht dyshohet për rrjedhje gazi. Si masë sigurie, autoritetet kanë pezulluar furnizimin me gaz në gjithë zonën e prekur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të plagosurit janë në gjendje të ndryshme shëndetësore, disa prej tyre me djegie të rënda dhe trauma të shumta, ndërsa viktimat janë gjetur nën rrënoja nga ekipet e shpëtimit.

Banorët e pallatit dhe të godinave përreth janë larguar menjëherë nga autoritetet./ Zoom.al

Postime të lidhura