zoom

Bota

Shpërthen Zelensky: Mbyllni qiellin, doni të vritemi?

Tone të ashpra në diplomacinë botërore! Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelensky ka përsëritur thirrjen për mbylljen e qiellit të Ukrainës.

Zelensky thotë se nëse mbyllja nuk ndodh, të paktën Ukraina të furnizohet me avionë që të mbrohen.

“Mbyllni qiellin për Ukrainën! Mbyllni qiellin që të mos na godasin me raketa. Nëse nuk e bëni dot, të paktën na jepni avionë të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni ka një konkluzion, ju doni që ne të vritemi pak e nga pak. Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë dhe perëndimorë!”