Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mamaj, në Bashkinë e Tepelenës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një granate.
Sipas të dhënave paraprake, një 27-vjeçar ndodhej në një kasolle ku dyshohet se ruheshin mjete shpërthyese. Gjatë qëndrimit aty, një granatë ka shpërthyer në dorën e tij, duke i shkaktuar plagë shumë të rënda.
Raportohet se ai ka pësuar dëmtime serioze në gjymtyrë dhe është transportuar fillimisht në spitalin më të afërt, për t’u dërguar më pas me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Nga shpërthimi është lënduar edhe një tjetër i ri, rreth 20 vjeç, i cili ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës. Edhe ai është dërguar në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.
Sipas policisë, dy të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin./ Zoom.al