zoom

Aktualitet

Shpërndante kokainë në Shëngjin, agjentët shtrijnë 26-vjeçarin durrsak në asfalt

Policia e Lezhës njoftoi sot se ka arrestuar një 26-vjeçar, që dyshohet se shpërndante kokainë në Shëngjin, duke shpërndarë edhe në foto të ndalimit të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi E.B, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë me 162 gramë lëndë narkotike kokainë, teksa agjentët e kanë shtrirë në asfalt në momentin e arrestimit.

“Posedonte rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njoftoi policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë. /ZOOM.AL/