zoom

Kinema & Netflix

Shpallet lista e filmave për Festivalin e Kanës 2026

Shpallet lista e filmave për Festivalin e Kanës 2026

Delegati i përgjithshëm i Festivalit të Kanës, Thierry Frémaux, shpalli këtë të enjte listën e filmave në konkurrim për edicionin e 79-të.

Lista e filmave në garë përfshin emra si Pedro Almodóvar, Asghar Farhadi dhe Jeanne Herry.

Delegati i përgjithshëm zbuloi një listë me 21 filma në garë, duke shtuar se edhe një film i 22-të do t’i shtohet kësaj përzgjedhjeje.

Edicioni i 79-të i Festivalit të Kanës zhvillohet nga 12 deri më 23 maj. Regjisori koreano-jugor Park Chan-wook do të jetë president i jurisë, ndërsa anëtarët e saj ende nuk janë bërë publikë.

Presidentja e festivalit, Iris Knobloch, deklaroi se inteligjenca artificiale nuk duhet të kontrollojë kinemanë.

Ajo theksoi se AI mund të imitojë, por nuk mund të ndiejë, duke mbrojtur krijimtarinë njerëzore.

Përzgjedhja zyrtare

  • Minotaure – Andrey Zvyagintsev
  • El ser querido – Rodrigo Sorogoyen
  • The Man I Love – Ira Sachs
  • 1949 – Paweł Pawlikowski
  • Moulin – László Nemes (me Gilles Lellouche)
  • Histoire de la nuit – Léa Mysius (me Bastien Bouillon dhe Monica Bellucci)
  • Fjord – Cristian Mungiu
  • Notre Salut – Emmanuel Marre
  • Gentle Monster – Marie Kreutzer (me Léa Seydoux dhe Catherine Deneuve)
  • Quelques jours à Nagi – Koji Fukada
  • Hope – Na Hong-jin
  • Sheep in the Box – Hirokazu Kore-eda
  • Garance – Jeanne Herry (me Adèle Exarchopoulos)
  • L’Inconnue – Arthur Harari
  • Soudain – Ryusuke Hamaguchi
  • L’Aventure rêvée – Valeska Grisebach
  • Cowards – Lucas Dhont
  • La Bola negra – Javier Ambrossi dhe Javier Calvo
  • La Vie d’une femme – Charline Bourgeois-Tacquet (me Léa Drucker dhe Mélanie Thierry)
  • Histoires parallèles – Asghar Farhadi
  • Amarga Navidad – Pedro Almodóvar

Postime të lidhura