Aplikacion
Një parashutist në Dakotën e Veriut është përplasur me një linjë të energjisë elektrike, ka humbur kontrollin dhe më pas ra në një lumë.
Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan në vendngjarje për të shpëtuar parashutistin, i cili për fat të mirë arriti që të mbijetojë.
Në video shihet parashuta mbi Lumin e Kuq kur papritmas ngec në një linjë elektrike, duke pasur një shkëndijë blu dhe flakë.
Ndërkohë parashutisti doli nga kjo situatë pa u lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse shkuan për ta shpëtuar me ndihmën e një varke.