zoom

Aktualitet

Shirat intensivë, përmbytet Lezha

Reshjet e shiut kanë pushtuar Shqipërinë mëngjesin e kësaj të enjte.

Shirat me intensitet të lartë për disa minuta kanë sjellë probleme në lëvizjen e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.

Shkak u bë bllokimi i pusetave dhe kolektorëve pasi prurjet ishin të shumta.

Menjëherë për situatën bashkia e Lezhës mori masa për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës.