zoom

Aktualitet

Shi, erë dhe rrezik për breshër/ Si pritet të jetë moti sot

Shi, erë dhe rrezik për breshër/ Si pritet të jetë moti sot

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, me vranësira të dendura dhe reshje shiu që do të shfaqen që në orët e para të mëngjesit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, herë pas here me ndërprerje dhe me intensitet kryesisht të ulët.

Në disa zona kodrinore dhe malore pritet të ketë edhe episode breshëri, ndërsa kushtet atmosferike do të mbeten të luhatshme deri në orët e pasdites. Në mbrëmje moti pritet të nisë gradualisht përmirësimin, me dobësim të reshjeve dhe kthjellime të pjesshme.

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 metra për sekondë, duke sjellë herë pas here forcim të ndjeshëm të saj.

Sa i përket detit, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit valëzimi parashikohet i moderuar, me forcë 2 deri në 3 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura