zoom

Aktualitet

Shi dhe breshër në fundjavë, ja si pritet të jetë moti

Shi dhe breshër në fundjavë, ja si pritet të jetë moti

Moti në vend pritet të pësojë ndryshim gjatë fundjavës, me reshje shiu dhe episode breshëri në disa zona të Shqipërisë.

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik, Eneida Doçi, bëri të ditur se dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira dhe mot i paqëndrueshëm pothuajse në të gjithë territorin. Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojnë herë pas here gjatë ditës me intensitet të ulët.

Sipas parashikimeve, në zonat kodrinore dhe malore nuk përjashtohet edhe rënia e breshërit. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të dobësohen gradualisht.

Edhe dita e diel do të sjellë alternime kthjellimesh dhe reshjesh të izoluara, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë, me vlera që luhaten nga 7 deri në 23 gradë Celsius.

Sinoptikanët paralajmërojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë, ndërsa në detin Adriatik dhe Jon dallgëzimi do të arrijë deri në 3-4 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura