zoom

Aktualitet

Shfaqën simbole të “Shqipërisë Etnike”, arrestohen 4 shqiptarë në Serbi

Shfaqën simbole të “Shqipërisë Etnike”, arrestohen 4 shqiptarë në Serbi

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Serbia, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve të mediave serbe, në pranga kanë rënë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005). Arrestimi i tyre lidhet me shfaqjen e simboleve kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit në territorin serb.

Burime mediatike bëjnë me dije se njëri prej të ndaluarve, A.S., kishte publikuar në Facebook një video ku shfaqej duke udhëtuar me automjet tip Audi në një autostradë në Serbi, së bashku me personat e tjerë, ndërsa ekspozoheshin simbole të “Shqipërisë Etnike”.

Pas arrestimit, ndaj tyre është vendosur masa e ndalimit deri në 48 orë. Më pas, pritet që të shoqërohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd për vijimin e procedurave ligjore.